Ronela Hajati ka qenë kryetitull i mediave vendore e ndërkombëtare muajve të fundit për shkak të pjesëmarrjes në Eurovision.

Këngëtarja që nga ajo kohë nuk i ka lënë vetës hapësirë për të pushuar, duke u marrë me koncerte e duke qenë pranë fansave.

Këtyre të fundit u ndau kohë mbrëmë, duke realizuar një pyetësor në faqen e saj zyrtare në Instagram.

Vëmendje merr një përgjigje e Ronelës, e cila është tëjet prekëse.

Një nga fansat e pyeti Ronelën se a ndjehet vetëm ndonjëherë.

Shumë shpesh! S’kam baba, vëllezër, motra, burrë, të dashur, kushërinjtë e mi nuk jetojnë këtu, kështu që miqtë e mi dhe mami janë të vetmit që kam! Por unë e kam shoqërinë flakë kështu që kam fat” ka shkruar artistja në Instagramin e saj.