Pas përfundmit të “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj ka preferuar të qëndrojë larg intervistave, por një ftesë në “Prive” nuk e ka refuzuar. Beatrix zbuloi nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në format dhe tha se e ka marrë si mësim.

“Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperincë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”, tha ajo.

Pyetjes ‘me spec’, “Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”, këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë.”