Megi Pojani ishte së fundmi e ftuar në “Goca dhe Gra” ku foli për eksperiencën e saj në “Dancing With the Stars”, por jo vetëm. Aktorja u pyet nëse do të jetë pjesë e “Big Brother VIP” pasi emri i saj është përfolur në rrjet.
Megi tregoi se nuk do të futet në program dhe se “Dancing With the Stars” e ka stresuar mjaftueshëm.
“Nuk e di pse dalin gjithmonë por jo nuk kam asnjë plan për t’u futur në “Big Brother VIP”, tha ajo.