Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë sjellë sërish probleme me përmbytje të tokave në Shkodër.

Aktualisht në Shkodër janë 1902 hektarë tokë e përmbytur për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa ka pasur probleme edhe me bllokimin e disa akseve rrugore.

Në njësinë Ana e Malit është përmbytur një sipërfaqe prej 1100 Ha tokë. Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete te ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake.

Moti i keq ka nxjerrë jashtë funksionit edhe ujësjellësin Oblika .
Edhë në Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, prej një sipërfaqe toke 300 Ha.

Në Bërdicë janë 200Ha tokë e përmbytur, Guri Zi 170 Ha dhe Velipojë150 Ha.

Edhe rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

Kuota e lumit Drin është 6.80 m, nga 7.50 m që është kuota maksimale, ndërsa kuota e Liqenit është 2 8.55, ( e rritur me 40 cm me orën 16.00) nga kuota maksimale 8.70 m.