Si pasojë e motit të keq i cili prej ditësh tashmë  ka pushtuar vendin tonë, shumë qarqe kanë haur problematika të shumta.

Në Shkodër si pasojë e reshjeve janë 1920 ha tokë  të përmbytura. gjithashtu në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete të ulëta.

Si paraqitet situata: 

  1. Kuota e Drinit 6.80 m, është rritur 1 m që nga ora 16.00 dje. Kuota maksimale është 7.50 m.
  2. Kuota e liqenit është 8.55, rritur me 40 cm nga ora 16.00 dje, ndërkohë që kuota maksimale është 8.70 m.

Në bashkinë e Shkodrës, toka e përmbytur llogaritet në 1920 hektarë.

Në njësinë Ana e Malit, përmbytur janë 100 Ha.

Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete të ulëta, por vetëm me mjetet e larta të ushtrisë. Është 1 mjet me 4 forca në dispozicion.