Deputetja demokrate, Grida Duma replikoi me kryeministrin Edi Rama, që u largua nga seanca pas akuzave dhe ofendimeve kundër opozitës me fjalët; budallenj, dele, kope, keni rrëshqitur, etj.

“Unë, miq dhe kolegë nuk besoj se në PS ka kope, por individë të spikatur, por ka edhe njerëz që e përdorin keq statusin e deputetit. Por zgjedhjet e individuale do ta çojnë përpara këtë vend. Ne duhet të ndërtojmë një klasë politike që nuk ka pronarë përkatësie dhe kur të jeni ju këtu, që të thoni më fal që kthyem spiunazhin. Ju e keni mësuar këtë popull, që të jesh i mirë je idiot” tha ajo ndër të tjera.