Deputetja e PD-së, Grida Duma në fjalën e saj sot në Kuvend foli për sigurinë detare, reformën në drejtësi, SPAK-un, llogaridhënien, tenderat, korrupsionin, etj. Duma sulmoi shumicën. Ajo tha se opozita nuk ka përse të bëjë presion, pasi nuk ka gjë në dorë.
“Shqipëria nuk ka jetë detare. Kudo që është bregdeti, ka një mur betoni dhe një det si shkretëtirë. Merrni bregdetin e Durrësit, nuk ka jetë detare.
Po ju, si ndiheni një 7-vjeçare në Potam humb jetën se nuk ka siguri qeveritare as mbi bregun dhe ende sot ky parlament nuk ka mbajtur një minutë heshtje. I dënuar nuk duhet të jetë ai.
Ai është vetëm pasoja e arrogancës së pushtetit. Siguria detare, thoni ju. Nuk i them me tonin, që i thoni ju, se ndjej edhe një lloj fajësia se shumica këtu jemi prindër. Sa herë që flini për reformën në drejtësi.
Në 2013 e kam parë veten duke mbrojtur ish-eksponentë të opozitës, me apo pa mirënjohje. Por duhet qëndruar për veten dhe për fëmijët tanë. Sa herë që flini ju për sigurinë e jetës. Ju që qeverisni me pinjollët e Bllokut, që keni ministra të Brendshëm që kanë qenë prokurorë në diktaturë.
Ju na drejtoni gishtin ne?! Reforma në drejtësi për shumicën ishte me shtysën e madhe të ndërkombëtareve. Pa ata nuk e kemi dot velën e lundrimit në drejtimin e duhur. U thoni atyre sikur dhe në anën tjetër i kërcënoni. Ju keni tendera, korrupsion, dhe ju përfitoni nga kërcënimi në drejtësi.
Ne kemi 10 vite në opozitë. Ndërkombëtarët nuk thonë ndonjëherë se reforma në drejtësi po ecën keq, por kur thonë po ecën ngadalë do të thotë se po ecën keq, se kjo është gjuha diplomatike” tha ai.