Një nga tifozët më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, Ballist Morina nuk kishte si të mungonte mbëmjen e djeshme në stadium, edhe pse i shoqëruar nga dhjetra policë.

Ai dhe gjithë shqiptarët përjetuan një mbrëmje magjike ku kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0 Republikën Çeke në “Air Albania”.

Ishte Jasir Asani i cili ndezi tifozerinë shqiptare që në minutën e 9 të takimit. Ish-lojtari i Partizanit veproi njësoj si me Poloninë. Mori topin, hyri nga e djathta e sulmit drejt qendrës dhe shkarkoi të majtën e tij. Topi shkoi në rrjetë, duke shtangur çekët që në minutat e para.

Pas përfundimit të ndeshjes, Asani është afruar pranë tribunës ku ka ndërruar bluzën me Ballist Morinën.

I ndërruam fanellat me Jasirin duke thyer nji TABU (nji futbollist profesionist ndërron fanellën me nji tifoz po aq profesionist) dhe nuk mbaron këtu, me propozimin tim dhe me mirëkuptimin e plotë t’vetë Jasirit fanellën e tij nuk do e mbaj unë por do i dorëzohët kazermës së POLICISË së KOSOVËS me n’veri t’REPUBLIKËS së KOSOVËS n’shenjë respekti,mirënjohjeje dhe mbështëtje për t’gjithë djemtë tanë n’ato anë!

Rroftë shpirti i shqiptarit!!!!”, shkruan Ballsit Morina, i cili u bë i njohur në vitin 2014-të, kur futi dronin me flamurin etnik në stadiumin e Beogradit.

Duhet theksuar se ishte pikërisht ai dron “sebepi” i kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin Europian të vitit 2015-të që u zhvillua në Francë.