Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht i ka ofruar sot dorëheqjen e saj kancelarit Olaf Scholz.

Kritikat ndaj saj shpërthyen u ndez nga fjalimi i saj i Vitit të Ri, në të cilin ajo tha se konflikti midis Moskës dhe Kievit i kishte lënë asaj shumë ‘përshtypje’ dhe e lejoi atë të takonte shumë ‘njerëz interesantë dhe të mëdhenj’. Fjalimi i saj u kritikua menjëherë si ‘i turpshëm’ dhe ‘i papërshtatshëm’.

Udhëheqësit e bllokut më të madh të opozitës, akuzuan më pas Scholz-in se e bëri Lambrecht-in Ministre të Mbrojtjes ka dobësuar më tej Forcat e Armatosura Gjermane, të cilat janë përballur me mungesat e personelit dhe mosfunksionimet e pajisjeve për vite me radhë.

Mandati i Lambrecht si ministre e Mbrojtjes gjithashtu pa një tjetër skandal që përfshin pajisjet ushtarake. Në dhjetor, Gjermania bëri të ditur se do ndalonte prokurimin e automjeteve moderne luftarake të këmbësorisë ‘Puma’ të prodhimit vendas për shkak të keqfunksionimeve të shumta.

Por këto “skandale” që çuan në dorëheqjen e ministres gjermane të Mbrojtjes janë hiçmosgjë në krahasim me ish-homologen e saj shqiptare, Olta Xhaçka, që tani mban postin e ministres së Jashtme, që edhe në këtë post ka pasur plot skandale. Por Xhaçka, përkundrazi, as nuk e ka çuar ndonjëherë në mend dorëheqjen, madje ka sulmuar mediat për t’u justifikuar.

Çështja e mandatit të saj ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Opozita ka argumentuar në kërkesën për Gjykatën Kushtetuese se mandati i deputetes së Partisë Socialiste Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Edi Rama. Kompania që do të ndërtojë një resort luksoz në bregdetin e jugut, ka marrë nga qeveria në përdorim për 30 vjet një plazh në Dhërmi. Duke iu referuar ligjit për konfliktin e interesit, deputetët demokratë sjellin si argument se përfitimet nga pasuria publike e bashkëshortit te ministres së Ramës janë njësoj sikur të ishin të regjistruara në emër të vetë ministres. Prandaj, sipas tyre, Gjykata Kushtetuese duhet te vendosë për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetë ministrja i ka rrëzuar më herët këto akuza dhe është shprehur se nuk ka asgjë të paligjshme në vendimet e qeverisë.

Por jo vetëm kaq. Olta Xhaçka është denoncuar nga emisioni “Piranjat” se përdorte makinat shtetërore për shërbime private ndaj familjarëve të saj. Ndërsa më herë në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar video të saj kur ishte ministre e Mbrojtjes duke udhëtuar me helikopter ushtarak për qëllime elektorale.

Olta Xhaçka do të hyjë në histori edhe për rolin që i ‘mori’ Departamentit Amerikan të Shtetit, kur deklaroi se mandati i ambasadores Yuri Kim kishte mbaruar. Kjo gafë e qëllimshme e ministres së Jashtme ngriti shqetësime dhe shkaktoi reagime, edhe nga ndërkombëtaret.

Me këtë krahasim, kuptohet që pse vendi ynë nuk është gati të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Do të jemi gati kur të aplikojmë standardet gjermane dhe jo vetëm në politikën shqiptare.