Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në një prononcim për gazetarët në lidhje me situatën brenda Partisë Demorkatike, teksa ka thënë se “do t’i jepet drejtim bashkimit të PD-së.

Salianji shtoi se çdo mënyrë është në diskutim e sipër për të arritur këtë qëllim, ndërsa deklaroi se është i gatshëm edhe të lërë mandatin për këtë qëllim.

“Nuk kemi nxitim për shkarkuar apo emëruar dikë, kemi si synim bashkimin. Nuk do nxitojmë derisa të diskutojmë me kolegët për çdo opsion të bashkimit. Si do jetë vendimi i shumicës është edhe ky një opsion, por unë jo vetëm që marr përgjegjësi, por jam i gatshëm edhe të lërë mandatin për t’u bashkuar PD, cdo opsion është i mundshëm, mjafton që vendi të ketë opozitë”, tha Salianji.