Kantautori Robert Aliaj ka zbuluar prapaskenat e pjesëmarrjes të djalit të tij Kristi Aliaj në programin e dashurisë, “Love Story”.

Aliaj i ka befasuar të gjithë me deklaratën teksa është shprehur se dy producentet e hutuan dhe e shkatërruan fare djalin e tij.

Në një intervistë në Abc neës, Aliaj deklaroi më tej se djali i tij Kristi akualisht banor në BBV, mori një pagesë të mirë dhe vendosi të vazhdojë eksperimentin e tij në emision.

Ndërsa shton se qëllimi i Kristit në Big Brother Vip është të fitojë famë.

“Është një njeri që e jeton jetën për qejfin e vetë në fakt. Asnjëherë nuk ka dashur televizionin, kurrë nuk ka pasur prirje, te “Love Story” e hutuan ato dy producentet, e shkatërruan fare. Ai mori një pagesë të mirë dhe tha e di si është puna, do vijë të bëjë një gallat, një eksperiment këtu. Edhe praktikisht ai ishte shumë i qartë që në fillim si te “Big Brother”, i tha: ‘Unë nuk jam këtu për gjë, dashurinë e kam jashtë, këtu kam ardhur për fame”, është shprehur Robert Aliaj .