Me dy foto nga ambientet e shtëpisë, Vera Grabocka na zbuloi mëngjeset e saj të prillit, ku mbizotrojnë lulet, dielli dhe shkëlqimi.

“Mëngjes Prilli, të gjithë kemi nevojë për pak diell në jetën tonë”, ka shkruar regjisorja krah fotove ku duket elegante si çdo herë tjetër.

Megjithatë sytë tanë mbeten te ambientet e shtëpisë që duket si një muze arti ku Vera shplodhet sa herë e ka të nevojshme thjesht duke parë kudo rreth saj.

Grabocka nuk ndan shpesh momente nga shtëpia, por kaq mjaftoi kësaj here për të marrë vëmendjen tonë