Reperi Don Xhoni, është ndarë nga modelja ruse Ariana Lirey.  Modelja e ka bërë me dije vet pasi ka postuar në Instastory një shkrim se “Ishte një histori e bukur, mirupafshim”.

Kjo ka bërë që fansat të aludojnë për një ndarje mes çiftit. Gjithashtu bashkë me shkrimin e postuar modelja ka vendosur dhe një emoji të zemrës së thyer.

Dyshimet janë shtuar për këtë ndarje ku Ariana, postoi për së dyti një shkrim po që i drejtohej Don Xhonit, teksa shprehet se kishte dhënë shumë kohë, dhe se ishte shumë besnike ndaj tij.

“ Përkushtimi që unë ta dhashë ty nuk krahasohet as me qentë më besnik. Tani mund të jesh krenarë për veten tënde”, ka shtuar ajo më tej.