Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur te kryqëzimi i ri i Astirit. Një makinë e re fringo Audi Q5 e cila drejtohej nga blogerja Armina Mevlani u përplas me një tjetër automjet tip Mercedes Benz duke shkaktuar dëme te të dy automjetet por jo lëndime në njerëz.
Ndërkohë policia e qarkullimit rrugor ndodhet në vendgjarje duke marrë në pyetje drejtuesit e mjeteve. Kujtojmë se Audi i bardhë Q5 i Arminës kushton 39 mijë euro dhe është blerë dhuratë nga i dashuri i saj blogeri tjetër Shkëlzen Berisha.