Çim Peka, ka shpërthyer ndaj Yuri Kim,  pas takimit të zhvilluar mes saj dhe Enkelejd Alibeaj, të cilin ambasadorja e quajti “kryetar në detyrë të PD”.

Peka thotë se Kim “ka mungesë inteligjence” dhe se demokratët “nuk pranojnë tutorë”.

“Më bën përshtypje mungesa e inteligjencës së zonjës Kim. Ambasadorë me mungesë inteligjence si zonja Kim nuk kam parë.

Demokratët janë njerëzit më të lirë dhe sovranistë në këtë vend edhe kur e kanë gabim.Në 90-tën demokratët dolën kundër Enver Hoxhës dhe sollën pluralizmit. Pastaj erdhën Amerikanët dhe u vendosën raportet diplomatike.

Nëse ka shtresë që nuk mund ti diktosh kë të kenë kryetar janë demokratët!

Ndërsa te socialistët po sepse janë mësuar me tutorë. Kanë patur tutorë Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe pastaj ambasadorët amerikanë. Socialistët e kanë të nevojshme të kenë tutorë mbi kokë”, tha Peka.