Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla e ka quajtur provokim uljen e Sali Berishës në anën e të majtëve sot në Kuvend.

“U bë një provokim i ulët nga një njeri pa turp. Nuk ndodh që unë të ulem në vendin tuaj. Ky individ kërkon sherr dhe luftë sa herë i jepet mundësia. Ne nuk bëmë asnjëherë reagim se burrë i vjetër nuk qëndron në këmbë dhe menduam se e ka nga mosha.

Ky që kërkon të vijë këtu në Parlament se i përfaqëson më mirë socialistët, ky PS i ha atë dhe ky PS ky njeriu nuk ia afrohet dot kurrë se PS në këto 30 vite ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë”, tha Balla