Seanca e sotme e kuvendit u kthye sërish në arenë debati dhe përplasje me akuza të forta, por edhe ironi e batuta.

Interesant ishte debati mes Grida Dumës dhe Elisa Spiropalit. Ministrja e cilësoi deputeten e PD-së, delirante që nuk e mbante dot inat.

“Arrogante, e vrazhdë, delirante është triumfi absolut i formës mbi përmbajtjen, gjeti rastin që një capë nga balta ta hidhet edhe mbi mua.

Nuk e marr inat, sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se çdo tjetër. Luli i mirë, Luli i keq. Berisha i mirë, i keq. Vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja.

Nuk ka make up që  mbulon këto mangësi, nuk ka ngjyra që i bojatisin këto të vërteta ta mëdha”, tha Spiropali me ironi dhe buzëqeshje dhe e tillë ishte edhe përgjigja që mori.