Në muajt e fundit që pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ka qenë larg parlamentit, debateve dhe ekraneve. Kohën e ka shfrytëzuar për të qenë pranë familjes.

Këtë fundjavë ish-kryetari i PD-së ndodhet në Kosovë. Ndalesa e parë ka qenë në Prizren. Është vetë Lulzim Basha që ka postuar fotot me familjen në rrjetet sociale.

Fundjavë e veçantë me Aurelën, Dafinën dhe Viktorian në Kosovë. Ndalesa e parë në Prizrenin e historisë dhe bukurive të shumta natyrore” shkruan ai.