Së shpejti do kemi një një tjetër dasmë në showbizin shqiptar. Venera dhe Lindi kanë zbuluar se do martohen dhe listën e të ftuarëve në dasmë e kanë gati. Në 11 Tetor ata dhanë koncertin e tyre të parë recital. Për “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, ata rrëfyen emocionet e tyre para se koncerti të fillonte dhe zbuluan se do martohen së shpejti.
Venera: Kam përshtypjen se do jetë shumë herë më e lehtë sesa koncerti sepse listën e të ftuarve e kemi. Edhe ajo mund të jetë si një “after party”, pas koncertit kështu që do e mendojmë pse jo, e meritojmë të festojmë. Nuk kemi caktuar një datë sepse jemi shumë spontanë, por kam përshtypjen se nuk do e vazhdojmë dhe shumë.
Lindi: Nëse fustani qepet në kohë edhe kostumi atëherë do ta bëjmë (qesh), do ta marrim vesh më pas.