Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi thuhet se po planifikojnë të martohen.

Thashethemet për një fejesë të mundshme kanë qarkulluar prej disa kohësh – me disa spekulime që raportuan se regjisori i “Thor” ia bëri propozimin gjatë Krishtlindjeve në vitin që lamë pas.

Por duket se nuk ishte kështu, me miqtë e afërt të artistes që pohonin se nuk kishtë ‘asnjë unazë’ dhe se dyshja në anën tjetër po planifikojnë për një martesë të vogël, për të ‘formalizuar’ marrëdhënien e tyre

Është thënë se yjet do të bëjnë kurorëzimin sapo të kenë pak pushim në mes të orareve të tyre të ngjeshura.

Rita aktualisht është duke punuar për në “The Voice”, teksa regjisori është i zënë në një sërë filmash të tjerë.

Në bazë të disa burimeve, çifti i profilit të lartë do të organizojnë një dasmë në Londër me të gjithë miqtë e tyre të famshëm.

Rita – e cila më parë ka qenë në lidhje me Calvin Harris dhe Rob Kardashian – bëri zyrtare lidhjen me yllin e Zelandës së Re në vitin 2021.

Ata u fotografuan disa herë së bashku, në kohën kur biondja po qëndronte në Australi për “The Voice Australia”.

Një burim asokohe tha se dyshja kishin filluar lidhjen ‘fshehurazi’ në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Angeles në fillim të qershorit 2021.