Dy shqiptarë, njëri 32 vjeç dhe tjetri 30 menduan të kalonin një mbrëmje të nxehtë me një eskortë në Cremona të Italisë. Mediat lokale bëjnë me dije se shqiptarët kishin parë një reklamë online dhe telefonuan duke “porositur” një eskortë, e cila kishte pranuar që të kryente seks me të dy ata.

Por, gjithçka u shkatërrua kur eskorta, e quajtur “Miranda” mbërriti në adresën e dhënë duke i rënë ziles. Pasi kanë hapur derën, dy të rinjtë kanë parë se eskorta në fakt ishte një transgjinor, gjë që ka acaruar shumë të rinjtë.

Ata e kanë sulmuar Mirandën me sende të forta duke i shkaktaur dëmtime të shumta. Ndërkohë, fill pas sulmit janë larguar nga banesa, ndërkohë që eskorta ka bërë kallëzim në polici, raportom abcnews.al.

Pas arrestimi është zbuluar se njëri prej shqiptarëve punonte si kamarier, kurse tjetri merrej me tregti makinash.