Dy të burgosura në burgun e grave në Nju Xhersi kanë mbetur shtatzënë, pasi kanë kryer marrëdhënie seksualë me një transgjinore ose disa transgjinorë.

Sipas Daily Mail gratë kryen marrëdhënie seksuale në burg me dëshirën e tyre. Por nuk është ende e qartë nëse kanë kryer marrëdhënie me të njëjtën transgjinore ose jo.

Rrethanat në të cilat kanë ndodhur dy shtatzënitë janë duke u hetuar nga organet kompetente. Në burgun në fjalë ndodhen në total 800 të burgosura, midis tyre 27 transgjinore.