Dy persona kanë vdekur në Tiranë. Njëri ishte duke punuar në Lundër kur dyshohet se ka rënë nga lartësia e objektit. Si pasojë e plagëve 42-vjeçari humbi jetën në spital. Për këtë ngjarje është arrestuar drejtuesi teknik i firmës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një firmë, pasi ditën e djeshme, në Lundër, dyshohet se për shkak së mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Ibë. Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën në spital”.
Në Kamëz është gjetur pa shenja jete i mbytur në liqen një 20-vjeçar që ishte shpallur i zhdukur nga familja. “Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa” njofton policia.