Këngëtarja Tayna ka habitur të gjithë me veprimin saj të fundit në një koncert. Rreth dy vite pas zënkës me këngëtaren Dafina Zeqirin, Tayna në një nga koncertet e fundit, ka ndryshuar tekstin e bashkëpunimit të tyre i ka hequr emrin e Dafinës. Në një video të bërë virale në TikTok ajo thotë: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Doruntina është emri i vërtetë i Taynës ndërkohë që kënga origjinale është “Kërkush mo, veç Tayna e Dafina”.
Fansave të Dafinës nuk u ka pëlqyer ky veprim dhe menjëherë kanë shpërthye në ofendime. Tayna nuk ka bërë asnjë reagim mbi këtë ngjarje. Dy artistët të cilët arriten mjaft sukses vetën e vitit 2019 me bashkëpunimin e tyre pas disa muajsh nuk u banë që e mbështesnin njëra-tjetrën si m
ë parë në rrjetet sociale.
Në 2020 ato hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami. Dy artistet ishin folloë deri para shfaqjes së Taynës në “Gjoni black”. Kjo u pasua nga statuse të shumta nga të dyja ato. Në njërin prej tyre Dafina shkruante: “Eminem përgjithmonë! Kur dështakët u bëjnë diss idhujve të tyre!“.