Së fundi, këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ngritur dyshime se është duke sjellë një projekt muzikor.

Madje fansat e saj po dyshojnë se ky projekt mund të jetë një tjetër dedikim ndaj ish të dashurit të saj, Donald Veshaj.

Vëllai i saj, këngëtari Alban Ramosaj, konfirmoi se ish banorja e “BBV” së shpejti do sjelli një këngë të re, pas komentit që la në postimin e saj.

“Kush është gati për këngën e re t’Trixës”, kishte shkruar ai.

Megjithatë, këngëtarja mori sërish vëmendje me një foto-album të postuar më pas, në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

“Unë meritoj më shumë”, shkruan ajo bashkëngjitur me fotot.

E në komentet e postimit u zbulua detaje se ajo po përgadis një këngë të re.

Me sa duket kësaj here këngëtarja do të sjellë një bashkëpunim me çiftin e njohur Dafina Zeqiri dhe Dj Geek.

Dyshja kanë lënë komente në foton e Ramosajt fragmente që tingëllojnë si tekste kënge, ndërsa këngëtarja i ka fiksuar si komente në postimin e saj.

“Se ti, ti, ti,…”, shkruan Dj Geek. Ndërsa Beatrix përgjigjet: Më shumë se ti, ti, ti.

Nga ana tjetër Dafina Zeqiri shkruan një tjetër frazë:

“Se zemra gabon por dikur e gjej dikë që…”. Ndërkohë Beatrix përgjigjet: Ndoshta mua më do më shumë se ti…

Kështu hedhen dyshime se tre artistët po planifikojnë një bashkëpunim.