
Drejtori i OSHEE-së së Lezhës, Edmir Perndreca, 43 vjeç është dhunuar mbrëmjen e kësaj të mërkure nga persona të paidentifikuar.
Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme e që lidhet me detyrën, pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e drejtorit të OSHEE dhe e kanë qëlluar me sende të forta.
Diçka e tillë vjen pas intensifikimit të kontrolleve të OSHEE për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonentëve debitor.
Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njesisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti.
Ai ka një karriere të gjatë punës pranë si inxhinier pranë këtij institucioni.