Ish-velina Kejvina Kthella ka treguar se ka pasur një lidhje me një person që nuk ka qenë në gjendje shumë të mirë ekonomike. E ftuar në “Goca dhe Gra”, Kejvina, me nota humori, Kejvina tha se i pëlqejnë ‘bad boys’ dhe prandaj shpesh herë e ndjekin problemet. Ajo tha se lidhja me këtë person ka nisur pasi ajo është bërë e famshme, por nuk ka zgjatur shumë.

“Kam pasur një lidhje me dikë që ka qenë pa punë. Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur. Nuk ka zgjatur shumë, kushedi pse (qesh). Ishte shumë i bukur. Më ndjekin hallet, se më pëlqejnë ‘bad-boys’,”- tha Kejvina ndër të tjera.