Mbrëmjen e sotme policia ka zbuluar një pjesë trupi njeriu, në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol. Trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht.

Ishte një informacion i marrë nga Policia që bëri të mundur zbulimin e kokës së groposur të kufomës.

Policia ka rrethuar zonën dhe ditën e nesërme pritet të rifillojnë përsëri kërkimet.

Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që pritet të mbërrijnë nga Tirana ditën e nesërme në Sarandë.

Dy personat e zhdukur së fundmi në jug janë Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, por ende nuk dihet nëse pjesët e trupit që janë gjetur i përkasin ndonjërit prej tyre.