Reperi shqiptar Getinjo është një nga banorët e Big Brother Vip Kosova. Teksa po kalon ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme, reperi ka bërë një deklaratë të çuditshme, duke thënë se planeti Tokë është i rrafshët. Ai u shpreh se një mendim të tillë e kishte pasur që kur ishte i vogël në moshë.

Unë i kam pas 13 vjet kur kam thanë që bota është “flat” (e rrafshët). Edhe hala e mendoj. E di që na kanë mësu në shkollë, po unë s’e besoj”– thotë Getinjo.

Pjesë e rality-showt janë 14 banorë të cilët do të konkurrojnë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro. Disa nga personazhet më të njohur të cilët u bënë pjesë e shtëpisë ishin reperi Getinjo, ish- konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani, Shota Baraliu apo Arta Kabashi. Këta ishin dhe disa prej emrave të çilët po përfliteshin prej kohësh se do të ishin pjesë të spektaklit.