Me urdhër të SPAK është arrestuar ditën e sotme sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Mësohet se bashkë me të është arrestuar një tjetër zyrtare, Laura Shteto, për korrupsion.

Gjatë ditës së dotme, Edi Rama tha se si mund të ndodhë që një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Ai theksoi se tashmë nuk ka më kthim pas nga reforma në drejtësi. Kush abuzon me detyrën, Rama thotë se duhet të marrë ndëshkimin e duhur dhe s’do ketë kompromis me askënd.

Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme. Këtu e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës, megjithëse se s’kemi pranuar duke mbajtur qeverisjen e këtij vendi për të vazhduar avazin e disa shekujve ku të pushtetshmit, kurrë asnjëherë nuk janë thirrur asnjëherë nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne. Ne e kemi zgjedh këtë rrugë, s’ka kthim mbrapa dhe kompromis me askënd. E kam ditur që kjo nuk është rrugë që do mbarojë shpejt, por rruga e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Kjo është një rrugë me shumë vështirësi, situata të shëmtuara, të hidhura, njerëz që kanë marrë gjithçka”, tha Rama.