E BUJSHME/ Berisha godet oligarkun Samir Mane , akuza të forta për tunelin e Llogarasë: Blenë Ramën me valixhe
Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideroi tunelin e Llogarasë si më të kushtueshmin në planet.
Në fjalën e mbajtur para mbështetësve të tij, kreu demokrat tha se Edi Rama thoshte se ishte bërë legjendë premtimi i qeverive të tjera për ndërtimin e tunelit.
Dihet botërisht që tuneli i Llogarasë po ndërtohet më së pari në shërbim të investimeve të oligarkut Samir Mane në Palasë duke bërë që me këtë deklaratë Berisha të godasë për herë të parë interesat e oborrtarit të preferuar të qeverisjes së tij.
“Sali Berisha ka kundërshtuar në mënyrë kategorike ndërtimin e tunelit por Edi Rama e pranoi se i shkuan me valixhe dhe e blenë me lecka hajdutin e Shqipërisë.
Po pse unë e refuzova ndërtimin e tunelit?
Së pari, tuneli i lidh sytë Llogarasë, njëra nga qafat me pamjen më fantastike në Shqipëri.
Së dyti, tuneli shkurton gjithsej sipas një pasionati të tunelit, 23 minuta rrugën.
Së treti, nqs tuneli i Elbasanit ka një qarkullim vjetor prej 1.6 milionë, sa është tuneli i Llogarasë?
Nga Palasa në Qeparo ka gjithsej 8000 shtretër turistikë, ja ta zëmë 9 mijë edhe me banesat, por a e dini se çfarë do të thotë kjo, 18 mijë euro për një shtrat turistik. Shqipëria ka gjithsej në të gjithë territorin e saj, në të gjitha qytetet, 109 mijë shtretër turistikë, ta zëmë se i paska 9 mijë shtretër në territorin nga Palasa në Qeparo, atëherë a nuk i përket 18 mijë euro shtrati turistik? A ka krim më të shëmtuar se ky? A ka përçmim dhe përtallje më të madhe për shqiptarët se kjo? A ka vepër më korruptive kriminale se kjo miqtë e mi? Kur them 8 mijë apo 9 mijë shtretër, kjo gjithsej për 5 muaj, se në 8 muaj, aty turiste është vetëm Belinda Balluku te vila e saj dhe OIta Xhaçka te sarajet e të shoqit. A ndërtohet në këtë mënyrë o miq vetëm për të vjedhur. A ka krim më të shëmtuar. Po tuneli i Kalimashit, sa e ka fluksin, sipas statistikave zyrtare, 4.2 milionë në vit. A mund të ndërtohet në këtë mënyrë vetëm për të mbushur valixhet me euro. Për të dënuar shqiptarët për të ndërtuar tunele të cilat kurrë nuk e justifikojnë dhe të cilat vetëm një hajdut i çmendur mund të marrë përsipër të shpërdorojë dhe të vjedhë paratë publike. Tuneli i Kalimashit, kushton gjithsej 300 euro për pasagjer, tuneli i Llogarasë kushton së paku 10 mijë euro për pasagjer. Dhe e gjitha kjo kur tuneli i Kalimashit e shkurton distancën Kukës-Tiranë, 6 orë, tuneli i Llogarasë i vjedhjes së madhe, shkurton distancën me 23 minuta. A ka krim më të shëmtuar se ky o miq”, tha Berisha.
Tuneli i Llogarasë, objekti më i financuar në vitin 2023, mori 15 përqind të totalit të investimeve
Tuneli i Llogarasë ka qenë objekti më i financuar gjatë këtij viti, ashtu si edhe vitin e kaluar ndër të gjitha projektet e tjera të investimeve që ka ndërmarrë qeveria.
Të dhëna të detajuara të Ministrisë së Financave tregojnë se nga janari në shtator 2023, për ndërtimin e tunelit të Llogorasë u çelen 6,7 miliardë lekë, shumë kjo sa 15% e fondeve të çelura të investimeve në 9-mujor.
Nisur nga fondet e disbursuara, duket se punimet në tunel kanë ecur më shpejt se programi, pasi në qershor ishte ezauruar 94% e planifikimit vjetor për këtë objekt. Në total, ecuria e investimeve publike ka qenë e dobët në 9-mujor, pasi është realizuar vetëm 35% e planit vjetor.