Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit.

Gazetari Ferdinand Dervishi, tha në në Euronews Albania se interesi shumë i madh i medias rreth këtij personazhi erdhi për shkak të interesit shumë të madh të publikut sipas parimit të kërkesë-ofertës.

Sipas Dervishit, media me ose pa dashje po ndikon në mitizimin e këtij personazhi të krimit.

“Jemi në momentin e mitizimit së Martinajt, se po ndjekim kërkesë-ofertën. Media po publikon atë që kërkon publiku. Çdo detaj për jetën e tij ngjall interes shumë të madh”, tha Dervishi.

 

Fotot e fundit që qarkullojnë në media sipas gazetarit, po dalin nga celularët e miqve të tij të besuar.