Dy drejtorët e bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla që SPAK thotë së janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, nuk kanë përfituar vetëm tendera publike por kanë blerë në mënyrë të dyshimtë dhe ambjente apo sipërfaqe toke në zona të ndryshme të Tiranës.
Në dosjës e SPAK është evidentuar një relacion i oficerëve të policisë ku thuhet se kompania V.A.S konstruksion shpk që tashme e ka ndryshuar emrin ne 5D konstruksion ka blerë një pasuri në qëndër të Trianës.
Prona i përksitë ish kryepralamentarit Gramoz Ruci që sipas kontratës për shitjën e kësaj pasuri në zonën kadastrale 8160 është marrë pelqimi dhe i zonjës Erfane Ruci.
Sipas dosjes hetimore për kontratën e lidhur mes V.A.S konstruksion dhe Gramoz Rucit është pagur një shumë prej 454,350 eurosh.
Më tej në argumentimin e apelit të Gjykatës së Posacme thuhet se nga ana e prokurorisë nuk rezulton të ketë një hetim apo një analizë nëse kjo pasuri e palujatshme e shoqërisë ka lidhje me produktet e vepres penale të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti ekonomik i zhvilluar mes personave nën hetim përmes kompanisë “5D”.
Për me teper Apeli sugjeron SPAK-un që të ketë një hetim për menyrën se si është blerë nga kompania prona në fjalë.
Pak javë më parë prokuroria e posacme ka vendosur nën sekuestro disa pasuri të Redi Mollës dhe Mariglen Qatons dy ish drejtorëve të bashkisë së Tiranës dhe pronar të kompanisë “5D”.
Sipas SPAK ka dyshime se pasuritë e tyre janë krijuar në burime të paligjshme./Oranews