Ish-ministri Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre në kuadër të hetimeve për grupin Habilaj, që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali. Gjykata pranoi akuzat e SPAK-ut duke e gjetur fajtor Tahirin për lidhje me kushërinjtë e largët.

Avokati i tij, Maks Haxhia u trondit pas vendimit duke e cilësur skandaloz. Por pranoi se ishte një nga opsionet që prisnin.

Madje ai shkoi më tej duke thënë se Tahirit i ishte kërkuar që të arratisej dhe jo ta priste vendimin në gjykatë ku iu vendosën prangat.

Sot Tahiri sikur e patë, i kishte mundësitë edhe mos vinte, pati edhe njerëz që i thonin ik, mos u paraqit, ai e tregoi se është në dispozicion të drejtësisë” tha Haxhia.

Në fund, referuar reformës në drejtësi dhe trumbetimit se ky ishte “peshku” i parë i madh që ra në “rrjetë”, Haxhia kishte një përgjigje ironike.

Nëse reforma në drejtësi për korrupsion do të aplikohet si ndaj Tahirit, e them edhe si sarkazëm, por merreni si të doni, politikanët duhet të vishen trashë në dimër”, tha ndër të tjera avokati.