Nuk e dimë nëse ju kujtohej Adi Krasta vite më parë nuk ia ka përmendur emrin Luiz Ejllit në skenën e Festivalit të Rtsh. Asokohe Ejlli konkuronte me Rezarta Smajën me këngën e tyre “Ra një yll” dhe Krasta në të dyja netët ka refuzuar t’ja përmendë emrin këngëtarit shkodran, të cilin vite më parë e kishte edhe pjesë të show-t të tij, “Ethet e së premtes mbrëma”. “Mua nuk më shqetëson fakti, që nuk ma tha emrin ai, sepse nuk është se prisja që të ma thoshte emrin ai që të më njihnin njerëzit…,

por përderisa prezantuesi ka një kontratë me Festivalin dhe po ta marrësh hollë-hollë këngëtarët janë festivali, jo dritat, kamera e skena… ndaj prezantuesi ka për detyrë t’i prezantojë këngëtarët”, theksoi Ejlli .Ndërsa nga Krasta s’kemi patur kurrë asnjë reagim. Gjatë rrëfimit të tij, nuk kishte si të mos e prekte atë pjesë të jetës që kaloi tek të famshmet “Ethet e së Premtes” me Adi Krastën ku edhe u shpall fitues i një edicioni. Mes emocioneve se si u shpall fitues, Luizi u pyet nga banorët nëse mori ndonjë çmim.Ai tha se çmimi i parë merrte 10.000 euro, një udhëtim çift në Antalia dhe 3 muaj në Cambrige.

Po ai vetë çfarë mori ai? Asgjë! “Blenë makina e fuoristrada Adi me shokë”, thotë ndër të tjera këngëtari. Një reagim në lidhje me deklaratën e Luizit nuk ka ardhur ende nga Adi.Në vitin 2004, Luiz Ejlli shpallet fitues në Ethet E Së Premtes 2. Në Dhjetor 2004, Luiz Ejlli merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën “Hena Dhe Yjet Dashurojne”. Në Dhjetor 2005, Luiz Ejlli merr pjesë në Festivali i 44-të në RTSH me këngën “Zjarr E Ftohte” dhe fiton. Ai përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2006, por nuk arriti per te kaluar fazën e gjysmë-finale.

Luiz Ejlli ishte i pari mashkull ne garë i cili përfaqësoi Shqipërinë per here te pare me një këngë në gjuhën shqie.