Don Xhoni dhe Era Istrefi publikuan ditën e djeshme këngën e titulluar “Hala”. Në një pjesë të tekstit reperi shprehet “E bukur është si ruse” dhe ndjekësit menjëherë e kanë lidhur me ish-partneren e tij, modelen ruse Ariana Lirey.

Së fundmi, Ariana ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale ku njëri prej tyre e ka ngacmuar në lidhje me këngën e Don Xhonit. “Doni Xhoni ju dedikoi një pjesë në këngën e re, a e dëgjuat?”, e ka pyetur ai.

“Faleminderit që nuk më harron, shumë mirë”, është përgjigjur modelja, drejtuar reperit.