E dashura e Vladimir Putinit, Alina Kabaeva, aktualisht fshihet në Zvicër me katër fëmijët e tyre të vegjël. Kjo është raportuar nga Page Six, faqja e gossip, të New York Post, duke zbuluar disa detaje.
Ndërsa Putin kryen sulmin e tij ndaj Ukrainës, duke shkaktuar një krizë refugjatësh, familja e tij është e mbyllur në një shtëpi shumë private dhe shumë të sigurt diku në Zvicër, të paktën tani për tani, siç na tha një burim.
Kabaeva, një gjimnaste olimpike fituese e çmimit të artë, thuhet se ka katër fëmijë me udhëheqësin 69-vjeçar rus, por të dy nuk e kanë konfirmuar kurrë këtë zyrtarisht.
Alina ka dy djem dhe dy vajza binjake me Putinin që kanë lindur në Zvicër, tha një burim për fëmijët e dyshuar të Putinit me Kabaevën, 38 vjeç. Të gjithë fëmijët kanë pasaporta zvicerane.