
Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçare pasi teksa ngiste makinën në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër dhe ka goditur punonjësit e policisë.
Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasja E.X., 35 vjeçe e cila akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Mësohet se 35-vjeçarja, duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I., ndërsa gjatë momentit të veprimit të policisë ajo ka goditur punonjësit e Policisë.
“U bë arrestimi i E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës”,-njofton policia