Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha përshëndeti vendimin e SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj ish-deputetit të PS-së Aqif Rakipi.

Në një deklaratë për media Basha tha se kryeministri Rama humbi sot një tjetër partner dhe se kjo reformë e thellë në drejtësi do përmbushë vullnetin e qytetarëve dhe jo interesat e politikanëve.

Basha: Ka blerë vota për hesap të Ramës dhe janë njerëz që permes krimeve kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.

Aqip Rakipi siguroi dhe vota në masakrën e 25 prillit, duhet një reforme e thellë e sistemit të drejtësisë. Rama ka humbur sot një partner tjetër, i cili si shumë të tjerë i shërben atij. Interesi i Ramës është të ngopë orekset e grupeve kriminale. E përshëndes vendimin e SHBA-së, sepse duhet një parlament që buron nga vota e lirë e shqiptarëve.