Krist Aliaj, ishte pjesë e programit të dashurisë “Love Story” nga ku doli pa një partnere.

Ai krijoi vazhdimisht polemika, ndërsa shpesh u akuzua dhe për lidhje jashtë programit.

Pak kohë më parë Kristi u shfaq në Top Albania Radio krah një vajze, që u dyshua se ishte e dashura e tij.

Burime për News31 konfirmuan se vajza është partnerja e Kristit dhe punon si stomatologe. Ajo e shoqëronte në eventin e inagurimit të Agjencisë së Industrisë Kreative.