Dea Vieri dhe Albion Zhegrova ishin konkurrentët e parë që dolën çift nga emisioni i dashurisë “Love Story’’.

Ata vendosën të largoheshin nga programi në mënyrë që ta vazhdonin rrugëtimin e tyre jashtë syrit të kamerave, por duket se dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre.

Ndërkohë duket se marrdhënia mes tyre është krisur. Nëse  shohim llogaritë e tyre personale Instagram ata kanë fshirë çdo foto që kanë dalë së bashku.

Madje, ish-konkurrentët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Gjatë ditës së djeshme Dea ka bërë një postim në Instagram ku është aluduar nga fansat se ka ironizuar ish-të dashurin e saj, Albionin.

‘’ Pas çdo vajze është një ish- i dashur i saj që sillet si Kanye’’, ka shkruar ajo.