Andi dhe Melisa, ishin dy konkurrentë të PërPuthen që bënë bujë me lidhjen e tyre. Andi doli çift nga programi me Tean dhe pak kohë më pas “lidhja” e tyre rezultoi një skenar. Në rrjet qarkulluan fotot e çiftit që konfirmuan krijimin e një romance.

Në çdo dalje televizive Andi dhe Melisa dukeshin shumë të dashuruar dhe marrëdhënia e tyre dukej se po ecte mirë, por së fundmi Melisa ka konfirmuar ndarjen në Instagram përmes dy Instastory.

“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – është shprehur ajo.
Melisa i ka fshirë fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjek më Andin në Instagram. Një moment të tillë, çifti patën kaluar edhe vitin që lamë pas por kishin gjetur gjuhën e përbashkët pas afro 24 orëve.