Brokoli, si për sallata ashtu dhe për supa, është një ushqyes me vlera të mrekullueshme. Nëse po përpiqeni të humbni peshë, atëherë mbusheni frigoriferin tuaj me brokoli.

Ai ju sigurin 100% të konsumit të përditshëm të vitaminës C dhe K, dhe gjithashtu është i pasur me folate, vitaminë A, B6 dhe kalium.

Nuk duhet të harrojmë të përmendim se brokoli ka fibra, të cilat e bëjnë një ushqim shumë të mirë për të humbur peshë. Një filxhan me ujë brokoli të zier, ka 5 gram fibra. Fibra të bën të ndihesh i ngopur dhe parandalon ngjitjen e sheqerit në gjak.
Vitamina C, kalciumi dhe kromi ndihmojnë në humbjen e peshës dhe këto elementë i ka brokoli.
Kalciumi ul prodhimin e qelizave të reja të yndyrës. Një filxhan brokoli i zier ka 6% të kërkesës ditore për kalcium. Sipas një studimi, njerëzit që marrin shtesa të kalciumit ose kalcium dietik humbasin më shpejt peshë sesa ata që nuk konsumojnë shumë kalcium. Kromi rregullon metabolizmin e insulinës dhe karbohidrateve, duke ju bërë të humbni peshë. Një filxhan brokoli i zier ka 2/3 e kromit të rekomanduar në ditë.
Brokoli gjithashu është i shkëlqyer për detoskifikim. Duke qenë se është i pasur me fibra, ndihmon të heqësh qafe toksinat përmes aparatit tretës. Gjithashtu brokoli është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në detoksifikimin e përgjithshëm të trupit.