Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të SHBA për Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipin, duke ndarë në Twitter postimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

“Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv”, thuhet në reagim.