Këngëtarja Mariza Ikonomi ka dekarua se është në një lidhje dashurie. E ftuar në “Rudina”, ajo pranoi se kënga “Të dua ty”, është një dedikim për njeriun që i ka marrë zemrën. “E hëngra dhe unë”, thotë ajo me humor. Mariza shprehet se do të flasë më gjerë kur të jetë momenti për ta bërë edhe partnerin publik. Ajo shton se të bëhet nënë është gjithashtu një nga planet e saj.

Pjesë nga biseda:

Mariza Ikonomi: Është një gjë që për mua kur e dinë ata njerëz që unë dua ta dinë dhe njerëzit e mi të zemrës,  patjetër…

Rudina Magjistari: Mua më vjen mirë që më në fund u dha një lajm më  konkret sepse mendoja që do e kaloje me pjesën e parë, te lulet, te pemët te zogjtë…

Mariza Ikonomi: Unë jam te lulet, te pemët. E kam konkretizuar.

Rudina Magjistari: Këtë herë ti përmende të dashurin tënd.

Mariza Ikonomi: Po, e lumtur. Në fakt, dua të them shumë, shumë gjëra, por nga ana tjetër është vërtet bekim kur ti je e rrethuar nga dashuria. Dje e kam ndjerë veten vërtet të rrethuar nga dashuria 100%.

Rudina Magjistari: Domethënë ishte prezent i dashuri yt aty dje?

Mariza Ikonomi: Thuaja Dasarës, Elonës. Ishte nëpër cepat e telajos. Unë në fakt, ose ky është instinkti i femrës që e ka këtë pjesën e mëmësisë, por më kanë pëlqyer gjithmonë vajzat, nuk e di pse, patjetër që edhe meshkujt por ngaqë jemi familje vajzash, mbesat, pastaj kur erdhi nipi, e ndryshoi komplet,, por vërtet më pëlqen. Familja është e shenjtë, është e shtrenjtë dhe është ndryshe të flasësh, por kur ke vajzë si ti për shembull, që e ndien tamam, është një gjë e konkretizuar dhe ndryshe. Shpresoj që këtë gjë, pse jo, në të ardhmen ta realizoj edhe unë.