Gazetarja e njohur e “BBC Sport”, Emma Louise Jones, ka treguar së fundmi se gjokset e saj janë aq të mëdha sa ndonjëherë i bie borisë së makinës me to.
Jones, e cila ka disa kohë që punon për “MOTDx” dhe “Premier Sports”, filloi karrierën e saj të transmetimit në radio, duke drejtuar programe mëngjesi për “Hull’s Viking FM” dhe më pas “Stoke’s Signal 1” deri në vitin 2019.
Në Signal, Jones punoi së bashku me mikpritësin e BBC-së, John Fox, i cili tani paraqet një shfaqje në “BBC Radio West Midlands”.
Fox gjithashtu ka edhe podcast-in e tij, të titulluar “Crunch & Roll”. Dhe së fundmi ai e ftoi Jones në shfaqje për të kujtuar kohën kur ata punonin së bashku në Stoke.
Fox tregoi një moment kur do bënin një live nga makina, me premisën që shfaqja do të transmetohej nga një rrugë e re çdo ditë. Në një rast, Jones ishte zhdukur në aksion dhe kur kanë dëgjuar një bori misterioze makie.
“Ema vjen aty dhe thotë ‘në rregull, më falni djema që jam pak vonë. Trafiku ishte i paparë. E pyesim a ishte ajo që i ra borisë”, tha Fox. Ndërsa prezantuesja e njohur ka thënë duke qeshur: “Aksidentalisht i rashë borisë me gjoksin tim”.