Balerini Ilir Shaqiri dhe këngëtari Sabiani duket se kanë lënë pas mëritë me njëri-tjetrin. Ish-banorët e “Big Brother VIP”,  krijuan një miqësi të ngushtë kur ndodheshin brenda shtëpisë së famshme, por më pas jashtë gjërat ndryshuan. Diçka ndodhi dhe gjërat mes tyre u ftohën.

Por mesa duket raporti është përmirësuar së fundmi. Balerini ka publikuar një video ku shfaqet teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të ditëlindjes. Ai ka marrë shumë urime, mes së cilëve vihet re dhe komenti i Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkroi Sabiani. Ndërsa Iliri i ka kthyer komentin me një përgjigje të shkurtër dhe të thatë, duke i thënë thjesht: Rrofsh!