Balerini Ilir Shaqi ka ironizuar këngëtaren Beatrix Ramosaj me një koment në rrjetin social në Instagram. Faqja “VIPMagazine”, postoi një foto të publikuar nga Ramosaj mbrëmë në koncertin që mbajti në Tiranë këngëtari Maluma. Edhe ajo e veshur me jeshile si ai, vendosi që të përdorte frazën që u bë hit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”; E ka bërë për mua!

Frazë kjo që balerini e përdorte sa herë në sfond vendosej ndonjë këngë e mikut të tij të ngushtë brenda shtëpisë, Sabianit. Për të zbuluar më shumë, faqja i bëri “tag” balerinit, ndërsa ai me ironi ka komentuar: Ja ta përkthej pak! Mesa duket marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira as pas përfundimit të lojës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.