Pak javë më parë balerini i njohur, Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre prej 20 vitesh me një ceremoni speciale me miqtë e tyre buzë detit.

Në daljen e tij të fundit Iliri, është shprehur se tashmë pas dasmës po planifikojnë të kenë edhe një fëmijë tjetër me Emanuelën. Madje ai tha se kësaj herë ka dëshirë që të jetë babai i një djali. “Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq. Të trashëgohemi me një djalë”, tha Iliri.

Në ditën e dasmës së tyre Iliri së bashku me të ftuarit festan gjithashtu dhe ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Një vëmendje të madhe mori mungesa e mikut të tij Sabiani i cili për çudi nuk ishte pjesë e dasmës. Mungesa e tij ngriti dyshime se marrëdhënia mes tyre mund të mos jetë më aq e ngushtë siç ka qenë më parë.