Dy aktorë kanë humbur jetën dhe gjashtë anëtarë të tjerë të setit janë plagosur pas një aksidenti me makinë në Meksikë teksa po shkonin të zhvillonin xhirimet e serialit të Netflix, The Chosen One .

Sipas Deadline , një furgon që transportonte disa nga aktorët dhe anëtarët e setit e The Chosen One u përplas dhe u rrokullis në një rrugë të shkretë në gadishullin Baja California Sur.

Dy anëtarë të kastit mbetën të vdekur në vend, ndërsa gjashtë anëtarë të tjerë të setit ndihmues u plagosën. sipas HuffPost , viktimat janë aktorët meksikanë Raymundo Garduño Cruz dhe Juan Francisco González Aguilar.

Sezoni i ri i serialit Chosen One është i ndryshëm nga projekti i mëparshëm me të njëjtin emër në platformë, një program portugez që tregon se si disa mjekë zbulojnë një kult në një fshat të largët.

Sezoni i ri tregon historinë e një djali 12-vjeçar i cili zbulon se ai është Jezu Krishti i rimishëruar. Është një përshtatje e serisë së librave komik të vitit 2004 American Jesus , krijuar nga Mark Millar dhe Peter Gross.